Autoritetet e Teksasit konfirmojnë të paktën 24 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 24 persona kanë vdekur nga përmbytjet e mëdha në shtetin amerikan të Teksasit, thanë sot autoritetet.
“Ajo që mund të konfirmoj në këtë pikë është se kemi rreth 24 viktima”, tha sherifi i Qarkut Kerr, Larry Leitha në një konferencë për shtyp.
Leitha tha se 23-25 persona nga një kamp veror në Qarkun Kerr, në veriperëndim të San Antonios, ende rezultojnë të zhdukur, megjithëse numri i tyre nuk është konfirmuar ende.
Reshjet e dendura të shiut të premten në mëngjes shkaktuan përmbytje në vend.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se ka lëshuar një deklaratë fatkeqësie – për shkak të përmbytjeve të mëdha – duke e quajtur atë “një katastrofë të jashtëzakonshme”.
Personat e zhdukur po qëndronin në një kamp veror të krishterë për vajza, i cili akomodonte më shumë se 750 fëmijë kur ndodhën përmbytjet.

