Autobusi përplaset në një shkëmb në Francë, dy të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

Autobusi përplaset në një shkëmb në Francë, dy

Të paktën dy persona humbën jetën dhe 33 të tjerë u plagosën kur një autobs u përmbys pranë një vendpushimi skish në malet e Pirenejve në Francën jugore, thanë autoritetet lokale.

Në autobus ndodheshin 46 pasagjerë dhe shoferi. Autoritetet thanë se nga hetimet paraprake rezultoi se autobusi u përplas në një shkëmb, por ende nuk dihet shkaku i saktë i aksidentit.

Më shumë se 120 individë u përfshinë në përpjekjet e shpëtimit, përfshirë nga Katalonia fqinje në Spanjë dhe Andorra. U vunë në dispozicion edhe helikopterë.

EMISIONET