Ati i Shenjtë kalon me sukses operacionin, zëdhënësi: Hëngri, lexoi disa gazeta dhe u ngrit për të ecur

Ati i Shenjtë kalon me sukses operacionin, zëdhënësi:

Papa Françesku ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale të cilës iu nënshtrua, ndërsa shëndeti i tij është drejt stabilizimit.

Zëdhënësi, Matteo Bruni, përmes një postimi në Twitter tha se gjendja e kreut të Vatikanit është stabilizuar pas operacionit në zorrën e trashë.

Sipas Brunit, shejntëria e tij Papa Françesku pushoi mirë gjatë natës ndërsa mëngjesin e martës ai hëngri, lexoi disa gazeta dhe u ngrit për të ecur.

Gazetat italiane raportuan se kirurgët fillimisht planifikuan të kryenin operimin përmes laparoskopisë, por në fund vendosën realizimin e ndërhyrjes me operacion të hapur, megjithëse kjo metodë u cilësua e pazakontë nga ekspertët e shëndetit.

Kjo është hera e parë që Papa, 84 vjeçar, trajtohet në spital që kur është zgjedhur në krye të Selisë së Shenjtë në vitin 2013.

Mësohet se Papa Françesku vuan gjithashtu nga një problem në ijë, në stomak, si dhe në moshën 21-vjeçare ka humbur një pjesë të mushkërive.

EMISIONET