Asambleja e 80-të e OKB-së/ Hajdini: Njohja e Palestinës shtet nga disa vende, një nga zhvillimet kryesore

Asambleja e 80-të e OKB-së/ Hajdini: Njohja e Palestinës shtet

Profesori në American University of Sharjah /Dubai, Ilir Hajdini në një intervistë në Ora News u shpreh se njohja e Palestinës si shtet nga disa vende të botës ishte një nga zhvillimet kryesore në asamblenë e OKB.

Hajdini: Në Kombet e Bashkuara ndodhën disa zhvillime interesante që për pak kënd ishin të besueshme.

Siç e vërejtëm një numër i madh i shteteve të fuqishme të BE, vendosën që ta njohin formalisht shtetin e Palestinës.

Të cilët i referohen vitit 1967 për kufinjtë e shtetit të ardhshëm të Palestinës.

Që do të thotë se rreth 160 vende të ndryshme të botës tani veçse thuajse e njohin shtetin e Palestinës.

Ky ishte zhvillimi kryesor që ia vlen të përmendet.

 

EMISIONET