“Artemis 2” niset drejt Tokës, pritet që katër astronautët të zbresin në...

“Artemis 2” niset drejt Tokës, pritet që katër

Ekipi i misionit hapësinor e Artemis II po kthehet në shtëpi.

Katër astronautët pas një udhëtimi historik duke thyer rekordin e vitit 1970 të vendosur nga Apollo 13, tashmë pritet të ankorohen në Oqeanin Paqësor pranë Kalifornisë Jugore.

Nëse gjithçka shkon mirë, astronautët amerikanë Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, së bashku me astronautin kanadez Jeremy Hansen, do të përfundojnë duke lundruar të sigurt në oqean rreth mëngjesit të së shtunës.

Siç ishte planifikuar, ekuipazhi prej katër personash nuk u ul në Hënë, por misioni i tyre përgatit terrenin për një zbarkim njerëzor në të ardhmen.

Komandanti Reid Wiseman tha se ekuipazhi i anijes kozmike është përballur me pamje që asnjë njeri nuk i ka parë ndonjëherë, ndërsa piloti Victor Glover shtoi se nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ata vëzhguan në hapësirë.

EMISIONET