Arrestohen miqtë e Denaros/ Policia italiane prangos bashkëshortët që e strehuan bosin e mafias

Edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të bosit të mafias Mateo Messina Denaro janë vënë në pranga nga policia italiane. Dy bashkëshortët akuzohen se kanë strehuar në banesën e tyre bosin e mafias kur ai ishte në kërkim duke kaluar me të dreka dhe darka. Të arrestuarit kontrollonin rrugën dhe tregonin kujdes që askush të mos vinte re lëvizjet e mafiozit.

Arrestohen miqtë e Denaros/ Policia italiane prangos

Autoritetet italiane kanë arrestuar dy persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të bosit të mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro.

Mediat shkuajnë se behet fjalë për të dyshuarit Emanuele Bonafede dhe bashkëshorten e tij ë Lorena Ninfa Lanceri të cilët kanë përfunduar në prangat e policisë italianë më me akuzën e ndihmës ndaj të shumëkërkuarit.

Dy personat mësohet se kanë pritur kumbarin për dreka e darka në banesën e tyre. Sipas hetuesve, çifti priste Messina Denaron në shtëpinë e tyre në Campobello di Mazara "në mënyrë të vazhdueshme dhe për disa ditë".

Hetuesit i kanë mësuar këto detaje nga kamerat e sigurisë së disa dyqaneve pranë shtëpisë së çiftit. Kapo i mafias, kalonte orë të tëra me ta dhe lëvizte i pashqetësuar edhe pse ishte shpallur në kërkim. Bonafede dhe gruaja e tij vëzhgonin me kujdes rrugën duke u siguruar që askush s’do vinte re lëvizjet derisa bosi i mafies të largohej. Lorena Lanceri ishte shumë e afërt me Messina Denaron, aq sa ajo menaxhonte komunikimet me një sërë personash veçanërisht të dashur për të. Këtë rol në rrjetin e bashkëpunëtorëve e luanin vetëm ata që gëzonin besimin absolut të kumbarit.

Me arrestimin e çiftit, mbështetësit e Messina Denaro që përfunduan në burg kanë shkuar në gjashtë. Të njëjtin fat si çifti pati Andrea Bonafede, topografi i cili i dha hua identitetin e tij bosit mafioz për ta lejuar atë të bënte terapi onkologjike dhe të bënte blerje e të lëvizte i lirë. Ndërkohe Shoferi që e shoqëronte gjithë kohës është shpallur në kërkim.

Kumbari i mafies siçiliane ra në pranga më 16 janar ndërsa arrestimi i tij u cilësua historic pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, 3 dekada më parë. Matteo Messina Denaro, që konsiderohej si zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u ndalua në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori.

mafia matteo messina denaro lili saraçi denaro policia italiane

EMISIONET