ARRESTIMI I MADUROS/ Andoni: Trump bën përgjegjës presidentin e Venezuelës për një nga organizatat që transportonin dr*gë

Në një lidhje direkte për OraNews ka qenë analisti, Ben Andoni i cili ka folur për konfliktin SHBA-Venezuelë dhe për arrestimin e Maduros nga Shtetet e Bashkuara.

Si fillim, Andoni u shpreh se bazuar në dy organizata të mëdha të caktuara nga Trump në Venezuelë, ka bërë përgjegjës presidentin Maduro për transportin e drogës. Gjithsesi pritet që presidenti amerikan të jap një konferencë për shtyp lidhur me këtë çështje.

“Ju e dini se zoti Trump ka përcaktuar dy organizata të mëdha në Venezuelë, të cilat merren me transportin e drogës. Dhe njërën prej tyre bën përgjegjës presidentin Maduro, i cili tani gjendet në duart e tyre.

Do marrim vesh diçka më të saktë, ju e dini është përcaktuar në orën 4, në Shqipëri i bie në orën 5, do të jetë konferenca e shtypet e Trump, ku do shpjegojë të gjithë elementët.

Aty do kuptojmë normalisht se si do të modifikohet. Por të kemi parasysh diçka. Ekziston një ligj në SHBA që erdhi pas 11 shtatorit, ku shteti amerikan pa pyetur instancat, pa pyetur Kongresin, mund të ndërmerrte sulm. Bëhet fjalë për në kohën e zotit Bush.

Kuptohet me këtë ata sulmuan Afganistanin. Kjo ka kushtuar edhe jete në botën perëndimore, në Mbretërinë e Bashkuar a në SHBA, nuk i di evidencat e sakta.”- tha analisti.

Më tej, Ben Andoni ka thënë se pritet që Kina të bëjë një lëvizje gjithashtu, sa i përket konfliktit që ka me Tajvanin. Ai mendon se shumë shpejt do të ketë një sulm ndaj këtij shteti dhe se vetë Kina po mundohet të matet dhe të bëhet pjesë e fuqive të mëdha të botës.

Për të cilën e ka treguar veten të aftë ekonomikisht.

“Ajo që më trishton është se shumë shpejt edhe Kina do të bëjë edhe pjesën e vetë. Do sulmojë Tajvanin. Nuk jam në gjendje ta them sepse burimet janë dhe të kufizuara. Por besoj se Kina do dojë të gjejë vendin, në dy fuqitë e mëdha. Dhe të paktën, ekonomikisht e ka treguar këtë.

Është pothuajse baraz me SHBA, se Rusinë e kanë kaluar me kohë. Por i duhet të tregoj dhe forcën ushtarake.”- u shpreh ai.

EMISIONET