Armatim i rëndë drejt Ukrainës, Amerika, Franca dhe NATO vendosin vijë të kuqe për rusët

Armatim i rëndë drejt Ukrainës, Amerika, Franca dhe NATO vendosin

Perëndimi me në krye Amerikën ka shtuar vëmendjen ushtarake ndaj Ukrainës. Të gjitha vendet e rëndësishme perëndimore kanë bërë gati armatim të sofistikuar për ta dërguar në terren. Lufta ka hyrë në një fazë të re, ku rusët nuk mundën ta marrin Kievin dhe janë fokusuar në Lindje.

Rusët kanë dërguar një notë zyrtare në Washington për armatosjen e Ukrainës. Amerikanët kanë çelur një fond prej 800 milion dollarësh për dërgimin e armatimit të sofistikuar në Ukrainë për t’i bërë ballë pushtimit rus.

Diplomati rus Antonov tha se dërgimi i armëve në Kiev "nuk kontribuon në kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike dhe zgjidhjen e situatës" ndërsa akuzoi Shtetet e Bashkuara se "po përpiqen të rrisin edhe më shumë aksionet dhe të përkeqësojnë situatën".

Amerikanët do të dërgojnë në Ukrainë armatim të sofistikuar ku përfshihen sistemet e reja ajrore pa pilot të njohura si Phoenix Ghost që, sipas ekspertëve, do t’i jap përparësi ushtrisë ukrainase në terren dhe ajër.

Krahas raketave, sistemeve kundër-ajrore dhe anti-blindave amerikane, edhe një vend tjetër i rëndësishëm i NATO-s, Franca, do të dërgojë në Ukrainë armatim të rëndë. Mijëra predha dhe sistemi francez Cezar për artilerinë pritet të mbërrijë në ditët në vijim në Ukrainë.

Gjermanët kanë thënë ndërkaq se armatimin sovjetik që të gjitha vendet e Evropës Lindore do të dërgojnë në Ukrainë, ata janë të gatshëm ta zëvendësojnë me armatim të ri të prodhimit gjerman.

Kryeministri britanik Boris Johnson konfirmoi gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar po ofron ndihmë ushtarake mbrojtëse për Ukrainën, duke përfshirë autoblinda, drone dhe armë antitank.

Konflikti në Ukrainë ka hyrë në një fazë të re, ku rusët nuk mundën ta marrin Kievin dhe kanë në fokus Lindjen e vendit.

EMISIONET