Anija vazhdon të digjet prej 8 ditësh, Sri-Lanka kërkon ndihmë ndërkombëtare për shuarjen e flakëve

Anija vazhdon të digjet prej 8  ditësh, Sri-Lanka kërkon

Sri-Lanka po kërkon ndihmë ndërkombëtare për shuarjen e flakëve që kanë pushtuar një anije me kontejnerë dhe qindra tonë karburant.

Nafta dhe zjarri në një anije me kontejnerë që digjen prej më shumë se një jave vazhdojnë të ndotin brigjet turistike të Sri-Lankës.

Autoritetet thanë se operacionet për shuarjen e flakëve do të zgjatin edhe disa ditë.

Flota indiane dhe ekspertë europianë i kanë ardhur në ndihmë zjarrfikësve për të evituar katastrofën e rëndë natyrore, pasi mjeti po transporton 300 tonë karburant.

Anija "X-Press Pearl" me flamur Singapori ishte furnizuar me lëndë kimike dhe kozmetike.

Ajo mori zjarr javën e kaluar, siç mësohet, për shkak të një shkëndije në ngarkesën me acid nitrik që dihej se po rridhte prej javësh.

Erërat e forta të stinës i përhapën shpejt flakët duke përfshirë edhe një pjesë të 1,500 kontejnerëve që pritej të shkarkoheshin në portin kryesor të Sri-Lankës.

Ushtria srilankase po punon për pastrimin e shumë mbetjeve mikroplastike që janë shpërndarë nëpër plazhet e kryeqytetit.

Ato përbëjnë rrezik për botën ujore, ndërsa është ndaluar përkohësisht peshkimi.

Autoritetet deklarojnë se mbytja e anijes do e zgjaste aksionin me javë e ndoshta muaj të tjerë.

 

EMISIONET