Angelina Jolie "pushton" Kapitolin/ Apel ligjvënësve për të miratuar projektligjin e ri për dhunën në familje

Angelina Jolie "pushton" Kapitolin/ Apel ligjvënësve

Aktorja e famshme hollivudiane, njëkohësisht aktiviste të drejtave të njeriut, Angelia Jolie, ka ngritur shqetësimin për dhunën në familje.

Gjatë një vizite të zhvilluar në Kapitol, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iu bëri thirrje ligjvënësve amerikanë që të miratojnë menjëherë legjislacionin e ri, për të luftuar këtë fenomen që sipas saj është normalizuar në SHBA.

Angelina Jolie "pushton" Kapitolin/ Apel ligjvënësve

"Kur ka heshtje nga një Kongres, tepër i zënë për të rinovuar Aktin për Dhunën Kundër Grave për një dekadë, kjo e përforcon ndjenjën e të qenit I pavlefshëm tek viktimat e dhunës. Ato mendojnë se dhunuesi I tyre ka të drejtë dhe se nuk vlejnë. Prandaj miratimi i këtij ligji është një nga votat më të rëndësishme që senatorët amerikanë mund të hedhin këtë vit. E vërteta e trishtë është se dhuna në shtëpi është normalizuar në vendin tonë”.

Angelina Jolie "pushton" Kapitolin/ Apel ligjvënësve

Gjatë konferencës së shtypit, së bashku me disa senatorë amerikanë, aktorja përpiqet të mbajë lotët, teksa prezanton një paketë të re të legjislacioni që do t'u sigurojë viktimave të dhunës në familje ndihmë mjekësore dhe ligjore, si dhe do të mbështesë fëmijët që janë ekspozuar ndaj dhunës në shtëpi.

“Mbi të gjitha, dua të falënderoj fëmijët që janë të tmerruar dhe vuajnë në këtë moment, dhe shumë njerëz për të cilët ky legjislacion vjen shumë vonë”.

Ndërsa senatorja Joni Ernst, viktimë e dhunës dhe njëkohësisht pjesë e grupit të punës u shpreh:

"Unë jam një e mbijetuar. E di se çfarë ndodh kur dikush të cilit i besoni të abuzon. Në kolegj, kam punuar në një strehë për viktimat, duke iu përgjigjur linjës telefonike dhe kam dëgjuar histori rrëqethëse abuzimi. Për tre vjet, kam ka punuar me zell për modernizimin dhe forcimin e Aktit të Dhunës Kundër Grave”.

Projektligji i propozuar forcon programet ekzistuese për të mbështetur të mbijetuarit, për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur dhunës në familje dhe pritet të marrë dritën jeshile nga ligjvënësit amerikanë.

Angelina Jolie "pushton" Kapitolin/ Apel ligjvënësve

EMISIONET