‘Amerika është rikthyer’/ Shtëpia e Bardhë ndryshon dizajnin pas betimit të Trump

Vizitorët e faqes shohin një video të shkurtër me momente nga mandati i parë i Trump-it, përpara se të futen në faqe, duke përfshirë Marine One, kalimet ushtarake dhe Trump duke përshëndetur.

SHBA- Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar dizajnin e saj, menjëherë pas pasi presidenti Donald Trump kreu betimin dhe nisi fjalimin e tij. 

Në dizajnin e ri, shkruhet “AMERIKA ËSHTË RIKTHYER”, me një imazh të madh të Trump-it që tregon përpara.

Vizitorët e faqes shohin një video të shkurtër me momente nga mandati i parë i Trump-it, përpara se të futen në faqe, duke përfshirë Marine One, kalimet ushtarake dhe Trump duke përshëndetur.

“Çdo ditë do të luftoj për ju me çdo frymëmarrje në trupin tim.

Nuk do të pushoj derisa të kemi ofruar një Amerikë të fortë, të sigurt dhe të begatë, që fëmijët tanë meritojnë dhe që ju meritoni.

Kjo do të jetë vërtet epoka e artë e Amerikës,” është mesazhi në faqe, përsëritje kjo e fjalimit të tij të inaugurimit.

EMISIONET