“Amerika e para”, Rubio pas nominimit si Sekretar të Shtetit: Do të sjellim paqen përmes forcës!

“Amerika e para”, Rubio pas nominimit si Sekretar të Shtetit:

Presidenti i zgjedhur Donald Trump sot i dha fund spekulimeve duke njoftuar se do të emëronte Senatorin Marco Rubio si sekretar të shtetit.

Rubio u përshkrua nga Trump si një “Udhëheqës shumë i respektuar dhe një zë shumë i fuqishëm për lirinë” në një deklaratë nga presidenti i zgjedhur.

Ndërkohë menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Rubios me anë të një njoftimi në llogarinë e tij në “X”.

53-vjeçari falënderoi Trump për besimin ndërsa e cilësoi detyrën e re si një përgjegjësi të jashtëzakonshme. Rubio deklaroi gjithashtu se “nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër.” 

Deklarata:

Udhëheqja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një përgjegjësi e jashtëzakonshme dhe unë jam i nderuar nga besimi që Presidenti Trump ka dhënë tek unë.

Si Sekretar i Shtetit, do të punoj çdo ditë për të realizuar axhendën e tij të politikës së jashtme.

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, ne do të sjellim paqen përmes forcës dhe do të vendosim gjithmonë interesat e amerikanëve dhe Amerikës mbi gjithçka tjetër.

Mezi pres të fitoj mbështetjen e kolegëve të mi në Senatin e SHBA, në mënyrë që Presidenti të ketë ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në vend kur të marrë detyrën më 20 janar.

EMISIONET