Alternativa që nafta të shkojë 200$ për fuçi/ Trump analizon rritjen e mundshme e çmimeve të naftës

Zyrtarët e administratës së presidentit Trump po analizojnë se si një rritje e mundshme e çmimeve të naftës deri në 200 dollarë për fuçi mund të ndikojë në ekonominë amerikane, sipas burimeve të afërta me këtë proces, të cituara nga Bloomberg.
Kjo vlerësim bëhet si pjesë e skenarëve të mundshëm gjatë periudhave me tensione ndërkombëtare dhe nuk nënkupton parashikim.
Qëllimi i analizës është të sigurojë që qeveria të jetë e përgatitur për çdo skenar, përfshirë një konflikt të zgjatur në Lindjen e Mesme.
Çmimet e naftës janë rritur që kur SHBA dhe Izraeli sulmuan Iranin më 28 shkurt, me çmimin e naftës West Texas Intermediate që u ngjit në 91 dollarë për fuçi, ndërsa Brent arriti rreth 102 dollarë, rreth 40% më shumë se më parë.
Sipas zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, Khush Desai, informacioni për çmimet që arrijnë 200 dollarë për fuçi nuk është i saktë.
Ai theksoi se sekretari i Thesarit, Scott Besant, ka besim në stabilitetin afatgjatë të ekonomisë amerikane dhe tregjeve globale të energjisë.
Analiza tregon se administrata po monitoron nga afër situatën për të shmangur ndikime negative në rritjen ekonomike dhe për të menaxhuar pasojat e luhatjeve të çmimeve të naftës.


