Alarmoi stafin/ U tall duke thënë se ka b*mbë në çantë, gruaja e moshuar nxirret nga avioni (VIDEO)

Alarmoi stafin/ U tall duke thënë se ka b*mbë në

Ky është momenti kur një grua e moshuar nxirret nga avioni në Indonezi, pasi është tallur duke thënë se ka bombë në çantën e saj pak momente para se avioni të ngrihej në ajër.

Pamjet amatore tregojnë momentin kur gruaja nxirret nga avioni në aeroportin Soekarno-Hatta në Xhakarta.

Gruaja merr sendet e saj dhe largohet nga avioni pa bërë asnjë koment, teksa shoqërohej nga policia dhe personeli i aviokompanisë.

Ajo i kishte thënë një stjuardese se kishte bombë në bord, kurse ajo menjëherë alarmoi pjesën tjetër të stafit që kryen një procedurë operacionale standarde duke e njoftuar edhe pilotin dhe policët. Me të arritur në vendin e ngjarjes u nxor jashtë dhe më vonë është konstatuar se ajo nuk ka asnjë bombë në çantë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UAE_BARQ_EN (@uae_barq_en)

EMISIONET