Alarmi nga kriza klimatike, OBSH publikon të dhënat: Ndotja e ajrit vret 13 njerëz çdo minutë

Alarmi nga kriza klimatike, OBSH publikon të dhënat: Ndotja e ajrit

OBSH ka publikuar një raport alarmant për rrezikun nga klima. Ndotja e ajrit, sipas Organizatës Botërore, vret 13 njerëz çdo minute. Shkaktarët e vdekjeve janë kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe hemoragjia cerebrale. Mbi 13 milionë vdekje nga ndotja e mjedisit mund të shmangen çdo vit në mbarë botën.

Kriza klimatike është “kërcënimi më i madh shëndetësor për njerëzimin”: paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndotja e ajrit vret 13 persona çdo minutë nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru; dhe çdo vit, në mbarë botën, mbi 13 milionë vdekje për shkaqe mjedisore që mund të shmangen.

Shifra të pamëshirshme po i afrohen Ditës Botërore të Shëndetit që festohet, si çdo vit, më 7 Prill. Për të përkujtuar përvjetorin e themelimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila u mbajt më 7 prill 1948, çdo vit zgjidhet një temë me interes prioritar.

Në mes të pandemisë tema e zgjedhur për vitin 2022 është “Planeti ynë, shëndeti ynë”, pikërisht sepse shëndeti dhe mjedisi janë dy koncepte të pandashme.

Nëntë nga dhjetë njerëz, kujton OBSH në faqen e saj të internetit, thithin ajër të ndotur dhe 3.6 miliardë njerëz nuk kanë shërbime sanitare në nivel global, ndërsa 2 miliardë nuk kanë ujë të pijshëm të sigurt për shkak të ndotjes. Rritja e temperaturave dhe përmbytjet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike pritet të vënë 2 miliardë njerëz të tjerë në rrezik.

Faktorët e rrezikut mjedisor shkaktojnë 2.6 milionë vdekje çdo vit nga sëmundjet kardiovaskulare, 1.5 milionë nga infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes, 1.4 milionë nga kanceri. 40% e vdekjeve nga malaria dhe rreth 94% e atyre nga sëmundjet diarreike, dy nga kryesoret. Në fund të raportit, organizata nënvizon se vdekjet, "mund të parandalohen me një politikë të përshtatshme mjedisore".

EMISIONET