Alarm në Itali! Telefonatë kërcënuese për një sulm terrorist në Bolonjë

Alarm në Itali! Telefonatë kërcënuese për një sulm

Një telefonatë kërcënuese për  një sulm terrorist në Bolonjë është bërë të martën në  zyrat e gazetës Resto del Carlino .

Sipas agjencisë Ansa, kërcënimi për një sulm terrorist në Bolonjë është i lidhur me rastin e anarkistit të burgosur Alfredo Cospito.

Njësia e operacioneve speciale të policisë foli me oficerin që mori thirrjen dhe po heton ngjarjen.

Ndërkohë, të mërkurën, gazeta mori një letër anonime që kërcënonte kryeministrin italian Giorgia Meloni dhe ministrin e Mbrojtjes Guido Croceto mbi politikën e qeverisë për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën pas pushtimit rus.

“Nëse vazhdon, ne do të detyrohemi të marrim masa serioze”, thuhet në letër.

 

EMISIONET