Akuzat për grusht shteti, arrestohet ish-ministri i mbrojtjes i Brazilit

Ish-ministri i Mbrojtjes Walter Braga Netto është arrestuar në Brazil për përfshirje të dyshuar në një tentativë për grusht shteti.
Këtë e bëri të ditur ushtria të shtunën. Braga Netto shërbeu si shef i shtabit të ish-presidentit, Jair Bolsonaro dhe ishte kandidati i tij për nënpresident në zgjedhjet e vitit 2022.
Hetuesit e akuzojnë atë se ka luajtur një rol qendror në grushtin e shtetit të planifikuar. Ish-ministri i mohon akuzat.
Në nëntor, policia akuzoi Braga Netto, së bashku me populistin e djathtë Bolsonaro, anëtarë të tjerë të kabinetit dhe ish-komandantë ushtarakë, për komplot të një grushti shteti.
Qëllimi ishte të detyronte Presidentin Luiz Inacio Lula da Silva të largohej nga detyra, pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2022.

