Akullore dhe birrë ulur te shatërvani, gjobitet me 450 euro turisti amerikan

Akullore dhe birrë ulur te shatërvani, gjobitet me 450 euro turisti

Një turist amerikan duket se do ta mbajë mend gjatë vizitën e tij në Romë. 450 euro një akullore dhe një birrë për të 'neutralizuar' vapën. Gjithçka ndodhi mbrëmjen e të shtunës dhe nuk po flasim për koston reale të dy produkteve.

55- vjeçari që ishte me pushime në kryeqytet, u gjobit pasi u ul në shatërvanin e Katekumenëve, në Piazza Madonna dei Monti, për të ngrënë një akullore dhe për të pirë një birrë gjatë turneut të tij në qytet. 

Sipas Rregullores së Arredimit Urban, “Kushdo që njollos, prish apo dëmton objektet historike, artistike, monumentale, të kultit, dënohet me një gjobë administrative minimale prej 400 eurosh”.

Pra në Romë, nuk është e mundur të ndalesh në një vepër publike për t'u freskuar. 

Por duket se sjellja e turistit në fakt ka rënduar situatën dhe ka shkaktuar gjobën. 

Kur policia lokale e pa dhe iu afrua për t'i kërkuar të ngrihej, ai bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe qëndroi aty, për t'u justifikuar më vonë duke thënë se nuk e kuptonte kërkesën dhe se nuk e dinte se ishte e ndaluar të ulej te shatërvani.

 Megjithatë, sanksioni, pikërisht për shkak të reagimit të tij, ishte njoftuar tashmë. 

Ndoshta, nëse njeriu do të ishte larguar nga monumenti, çështja do të zgjidhej më lehtë, por duke injoruar agjentët, gjoba ishte jo vetëm e pashmangshme, por edhe shumë e lartë.

EMISIONET