Aktori i njohur goditet nga sanksionet, i ndalohet hyrja në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2022, 22:44

Aktori i njohur, Morgan Freeman është një nga rreth 1000 shtetasit amerikanë që janë goditur nga sanksionet Ruse, përfshirë edhe ndalimin e hyrjes në Rusisë.
“Aktori regjistroi një video në vitin 2017 duke akuzuar Rusinë për komplot kundër Shteteve të Bashkuara dhe duke bërë thirrje për luftë kundër vendit tonë”, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.
Mes emrave të publikuar të cilëve iu ndalohej hyrja në Rusi ishte edhe Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken.


