Aksident tragjik në Meksikë/ Del nga shinat treni, raportohet për të paktën 13 viktima dhe dhjetëra të plag*sur

Aksident tragjik në Meksikë/ Del nga shinat treni, raportohet për

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Meksikë pasi një tren doli nga shinat.

Aksidenti ndodhi midis qyteteve Chivela dhe Nizanda në shtetin jugor të Oaxacas, në një vijë që lidh Oqeanin Paqësor me Gjirin e Meksikës.

Rreth 250 persona, përfshirë 241 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, ishin në bord sipas detajeve të publikuara nga Marina Meksikane, e cila kontrollon itinerarin.

Gjatë operacioneve të gjera të kërkim-shpëtimit, marina tha se kishte vendosur në dispozicion një total prej 360 personash, 20 automjete, katër ambulanca tokësore, tre ambulanca ajrore dhe një dron taktik.

EMISIONET