Aksident tragjik në Itali, humb jetën 35-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2024, 20:02

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në orët e para të pasdites së djeshme në Castagneto Carducci (Livorno).
Sipas medieve italiane, makina, në të cilën udhëtonte shqiptari dhe një person tjetër u përplas me një pemë.
Për 35-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë.
Ndërsa i plagpsuri tjetër është dërguar me helikopter në spitalin Cisanello në Piza.

