Ajo fiton qindra mijëra euro në vit, artistja që bën bizhuteri nga sperma

Ajo fiton qindra mijëra euro në vit, artistja që bën

Amanda Booth 33 vjeç bën bizhuteri nga sperma. Sipas raportimeve të mediave britanike, kanadezja fiton qindra mijëra eurove në vit me të gjithë koleksionin e saj.

Dizajnerja e bizhuterive filloi me hirin e të ndjerit dhe qumështin e gjirit.

Në internet, një nga ndjekësit e saj e pyeti nëse ajo kishte punuar ndonjëherë me spermë.

“Më ofendoi fillimisht”, tha Booth, e cila  e ndau kërkesën në Facebook.

"Por më pas mora kërkesa serioze dhe u ula dhe mendova: Është e pahijshme dhe nuk do ta bëja për veten time por pse duhet të gjykoj njerëzit që e dëshirojnë atë?”, tha Amanda Booth për The Mirror.

Ajo fiton qindra mijëra euro në vit, artistja që bën

Më në fund, 33-vjeçarja eksperimentoi me spermën e bashkëshortit të saj Jesse 41 vjeç në gusht të vitit të kaluar.

Procesi: E than spermën, e përzien në një pluhur, të cilin e modelon me argjilë.

Çmimet variojnë nga 75 deri në 200 euro.

Sipas deklaratave të saj, ajo tani merr kërkesa nga e gjithë bota dhe shet rreth 40 copë në javë vetëm nga "Jizz Jewellery" ("Jizz" është një shprehje vulgare angleze për spermën).

I gjithë biznesi, i cili përfshin edhe bizhuteritë tradicionale, po ecën aq mirë sa bashkëshorti Jesse ka lënë punën dhe tani është i përfshirë në shitjet online.

Amanda Booth këshillon aplikantët që duhet të dorëzojnë vetëm spermën e tyre.

Kjo duhet të jetë e paketuar e papërshkueshme nga uji.  Ejakulimi i femrave gjithashtu mund të përpunohet.

Dhe për çfarë është e gjithë kjo?

Ajo fiton qindra mijëra euro në vit, artistja që bën

Blerësit mund "të demonstrojnë pjellorinë e tyre ose të marrin një dhuratë vazektomi (sterilizimi i një burri).

Një çift lezbikesh përzien dhurimin e spermës me qumështin e gjirit dhe kanë bërë bizhuteri prej tij.

Një e ve, tha Booth, kishte një prezervativ të përdorur si mbetjen e vetme të burrit të saj, për arsye që nuk u specifikuan.

Nga kjo ajo bëri një kujtim për të ndjerin.

Ajo fiton qindra mijëra euro në vit, artistja që bën

EMISIONET