Afganistan, sulm terrorist në një xhami, 11 të vdekur dhe 30 të plagosur

Afganistan, sulm terrorist në një xhami, 11 të vdekur dhe 30

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një xhamie në provincën verilindore të Badakhshan në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se 30 persona u plagosën gjithashtu nga shpërthimi në Fayzabad, kryeqyteti i provincës Badakhshan.

Më herët, mediat lokale në Afganistan raportuan 15 të vdekur në shpërthimin e njerëzve të mbledhur në xhami për të vajtuar vdekjen e një zyrtari taleban të vrarë së bashku me shoferin e tij në një shpërthim bombë në anë të rrugës një ditë më parë në provincë.

Mawlawi Nisar Ahmad Ahmadi, zëvendësguvernator i Badakhshan, dhe shoferi i tij u vranë në një shpërthim në Faizabad të martën. Grupi terrorist Daesh/ISIS më vonë mori përgjegjësinë për sulmin.

Ndërkohë, grupi terrorist të premten gjithashtu mori përgjegjësinë për sulmin në xhami përmes faqes së tij të internetit propagandistike.

EMISIONET