Adoleshenti britanik, 18 vjeç, vdes pasi piu një gllënjkë Pina Colada

Adoleshenti britanik, 18 vjeç, vdes pasi piu një gllënjkë

Një adoleshent britanik ka vdekur me pushime në Costa Del Sol pasi piu vetëm një gllënjkë Pina Colada.

Piña colada është një koktej i bërë me krem ​​me kokos ose qumësht kokosi dhe lëng ananasi, që zakonisht shërbehet ose i përzier ose i tundur me akull.

Shiv Mistry, 18 vjeç, pësoi një reaksion të rëndë alergjik ndaj pijes pasi ishte bërë me krem ​​qumështi dhe jo me krem ​​kokosi.

Shiv Mistry,  me rezultate të larta në mësime i cili do të studionte mjekësi në Kembrixh, kishte një alergji vdekjeprurëse ndaj qumështit dhe kaloi në shok anafilaktik, duke vdekur në mënyrë tragjike menjëherë më 8 korrik.

Xhaxhai i adoleshentit zbuloi se ai kishte mbushur vetëm pak kohë më parë 18 vjeç.

Phillip Wayne, kreu i Royal Grammar School në High Ëycombe , ku Shiv ishte nxënës, bëri homazhe në Twitter , duke thënë: "Shiv ishte një djalë i mrekullueshëm, i sjellshëm, i kujdesshëm, me humor dhe shumë i aftë. Ai kishte një vend në Kembrixh për të studiuar mjekësi, çfarë doktori të mirë do të kishte bërë."

EMISIONET