Adidas humbet për 1 vijë, fiton Thom Browne, do të vijojë të prodhojë veshje me vija

Adidas priste të dëmshpërblehej me 7.8 milion dollarë nga Thom Browne për atë që kompania e konsideronte “vjedhje” të dizajnit. Por gjykata mbajti anën e stilistit duke i lejuar përdorimin e vijave në veshjet e tij.

Adidas humbet për 1 vijë, fiton Thom Browne, do të vijojë

Adidas ka humbur gjyqin përballë, Thom Browne Inc, te cilin e akzuonte per kopjim dizajni e përdorimin e vijave, identifikuese për gjigandin e veshjeve sportive.

Por tashmë stilisti Browne nuk është i detyruar të heqë dorë prej vijave.

Ai ka argumentuar se blerësit nuk kanë arsye ti ngatërrojnë dy markat për shkak të numrit të ndryshëm të vijave.

Siç mund ta shihni edhe në këtë foto, modelet e Browne përmbajnë katër vija paralele horizontale të cilat rrethojnë vetëm njërën anë të rrobës.

Në dallim nga Adidas, ku vijat e përdorura janë kryesisht tre e të përdorura në të dyja krahët.

Ndër argumentet e tjera të përdorura nga Browne ishte edhe fakti se markat janë në shërbim të klientëve të ndryshëm.

Në krijimet e tij nuk dominojnë veshjet sportive dhe kryesisht janë shumë më të shtrenjta se prodhimet e Adidas.

Kompania pretendonte të fitonte më shumë se 7.8 milion dollarë si dëmshpërblim por gjykata mbajti anën e Browne.

Një zëdhënës i Adidas tha se firma u zhgënjye nga ky vendim, por do të vazhdojë të mbrojë autenticitetin e prodhimeve të saj.

Ndërsa zëdhënësi i Thom Browne Inc tha se kompania ishte shumë e kënaqur me rezultatin.

Për Associated Press ai tha se shpresonte që ky rast të frymëzonte krijimin e markave të reja, puna e të cilëve gjithmonë sfidohet nga kompanitë më të mëdha.

Por ndonëse gjyqi u hap në vitin 2021 beteja mes dy markave është shumë më e hershme, rreth 15 vite më parë.

Në vitin 2007 Adidas i ndaloi Thom Browne-it përdorimin e tre vijave, ndaj ai u detyrua të shtojë një të katërt.

Që atëherë, Thom Browne Inc u zgjerua me shumë shpejtësi dhe tani shitet në më shumë se 300 vende në mbarë botën.

EMISIONET