A nisi kundërofensiva? Rusët pretendojnë se Ukraina nisi sulme në shkallë të gjerë

Rusët pretendojnë se kanë vrarë 300 ushtarë ukrainas dhe se kanë djegur 16 tanke në përballje me kundërofensivën ukrainase. Mirpo një gjë e tillë është kundërshtuar nga Kievi, teksa luftime intensive vijojnë në qytetin e Bakhmutit.

A nisi kundërofensiva? Rusët pretendojnë se Ukraina nisi sulme

Forcat ukrainase kanë nisur disa sulme në frontin lindor. Burimet ushtarake konfirmojnë se po zhvillojnë aksione të vogla, por pa bërë të qartë nëse kemi të bëjmë më kundërsulmin e përfolur.

Nga ana tjetër, ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se Ukraina nisi ofensivë në shkallë të gjerë në rajonin e Donetskut, dhe madje zëvendësministres së Mbrojtjes Hanna Malyar pretendon se rusët vranë 300 ushtarë dhe shkatërruan 16 tanke.

Sipas saj, ukrainasit tentuan të thyenin mbrojtjen ruse në pjesën më delikate të frontit, por dështuan.

Gjithsesi autoritet e Kievit i përgenjështruan këto pretendime.

“Ne nuk kemi një informacion të tillë dhe nuk komentojmë asnjë lloj false”, tha një zëdhënës i ushtrisë ukrainase për Reuters.

Luftime intensive vijojnë edhe në Bakhmut!

Grupi paraushtarak rus Ëagner pretendon se e ka pushtuar qytetin, por ukrainasit po tentojnë ta rrethojnë për ta rimarrë sërish.

Një kundërofensivë e madhe ukrainase është pritur gjatë, por Kievi po përdor taktikë të heshtur, të cilën e ka planifikuar prej muajsh.

"Planet e duan heshtjen. Nuk do të ketë njoftim për fillimin," tha një përfaqësues i ministrisë së mbrojtjes.

Gjatë kësaj kohe perëndimi dhe aleatët kanë vijuar dërgimin e pajisjeve ushtarake, me qëllim që t’i japë fund bllokimit ushtarak dhe të rimarrë pjesët e territorit të saj.

EMISIONET