A ekziston mundësia e zgjatjes së marrëveshjes Izrael-Hamas përtej 4 ditësh-it të dakordësuar?

A ekziston mundësia e zgjatjes së marrëveshjes Izrael-Hamas

Izraeli thotë se do të jetë i hapur për zgjatjen e pauzës së luftimeve - e cila do të përfundojë të martën në mëngjes - për 24 orë çdo herë që Hamasi liron 10 pengje.

Duke raportuar nga kryeqyteti izraelit, Tel Aviv, korrespondenti i ‘Sky News’, në Lindjen e Mesme, Alistair Bunkall, thotë se ndërsa çdo ditë e armëpushimit përparon, gjendja shpirtërore kthehet nga lehtësimi në mëngjes në dridhje më vonë.

"Ditët po marrin një model mjaft të njohur këtu, mëngjesi është një ndjenjë - supozoj - lehtësimi që lirimi i pengjeve ka ndodhur një natë më parë. Por, ndërsa i afrohemi orës 16:00 ose 17:00, ekziston ai nervozizëm nëse kjo do të ndodhë përsëri", shprehet ai.

Ndërsa mosmarrëveshjet shkaktuan një vonesë në lirimin e pengjeve mbrëmë, ato u tejkaluan, kjo sipas tij është "një shenjë mjaft pozitive".

"Pavarësisht brishtësisë së armëpushimit, pavarësisht mungesës së besimit midis Izraelit dhe Hamasit, ata ishin në gjendje me ndërmjetësimin e Katarit dhe Egjiptit t'i kapërcenin këto mosmarrëveshje. Kështu që unë mendoj se duhet të jetë qetësuese që sot procesi duket se ka shkuar mjaft mirë, sepse gjithçka me të vërtetë po shkon në kohën e duhur", tha ai.

Sipas korrespondentit të ‘Sky News’, ato mosmarrëveshje mund të kishin çuar në një prishje totale të armëpushimit, por fakti që ato u rregulluan tregon se palët janë të kënaqur me armëpushimin.

"Kjo na tregon se, të paktën tani për tani, Hamasi dhe Izraeli janë të kënaqur me situatën ashtu siç është dhe duke parë që armëpushimi të zhvillohet për aq kohë sa të jetë e mundur", shtoi ai.

Izraeli thotë se do të jetë i hapur për zgjatjen e pauzës së luftimeve - e cila do të përfundojë të martën në mëngjes - për 24 orë çdo herë që Hamasi liron 10 pengje.

Bunkall thotë se ka një shpresë të vërtetë në komunitetin ndërkombëtar se mund të bëhet diçka për ta zgjeruar atë më tej.

EMISIONET