8 viktima nga sulmet ruse në Kiev, dëmtohen edhe zyrat e delegacionit të BE, reagon Marta Kos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Gusht 2025, 10:14

Delegacioni i BE-së në Kiev u dëmtua nga sulmet e sotme ruse në zonat civile.
“I dënoj fuqimisht këto sulme brutale, një shenjë e qartë se Rusia refuzon paqen dhe zgjedh terrorin.
Solidariteti ynë i plotë shkon për stafin e BE-së, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit që po vuajnë nga ky agresion”, u shpreh Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.
Nga sulmi i fundit mbetën 8 persona të vdekur dhe disa të plagosur, sipas një deklarate të bërë edhe nga Presidenti i Ukrainës.

