77-vjeçarja gjobitet me 2 mijë dollarë, shkak një sanduiç pule

Një grua e moshuar është përballur me një gjobë prej rreth 2 mijë dollarësh, kjo për shkak se gjatë udhëtimit të saj nga Zelanda e Re në Australi, kishte me vete një sandiç pule.
June Armstrong, 77 vjeç, fluturoi nga Christchurch në ishullin jugor të Zelandës së Re në aeroportin e Brisbane në Australinë verilindore. Ajo u gjobit me 1,995 dollarë për sjelljen e një sanduiçi të pangrënë në Australi.
E gjithë situata e pakëndshme për 77-vjeçaren është krijuar për shkak të rregullave strikte të importit të mishit në Australi. Në vetvete sanduiçi i pulës u konsiderua si një import pa leje i mishit nga një vend në tjetrin.
E moshuara është ankuar duke thënë se kishte vështirësi për të paguar gjobën pasi ajo dhe burri i saj mbështeten në pensionet e tyre.

