71 avionë kinezë mbi Tajvan, Pekini simulon një rast sulmi mbi ishullin dhe anijet amerikane

Tajvani akuzoi Kinën se ka shkelur hapësirën ajrore të ishullit në një inkursion ajror gjatë fundjavës. Sipas ushtrisë së ishullit, 71 avionë kinezë kryen stërvitje simulimi për sulm ndaj forcave të tajvanit dhe anijeve amerikane që ndodhen në rajon. Kina e ka përshkruar ngjarjen si stërvitje rutinë ndërsa tajvani ka ngritur avionët si kundërpërgjigje dukie aktivizuar edhe sistemin kundër-ajror.

71 avionë kinezë mbi Tajvan, Pekini simulon një rast sulmi mbi

Konflikti mes Kinës dhe Tajvanit ka shënuar një tjetër përkeqësim pasi 71 avionë të forcave ajrore të Pekinit, përfshirë avionë luftarakë dhe dronë, hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit gjatë 24 orëve të fundit.

Nga avionët, 43 kaluan edhe ngushticën e Tajvanit, që shtrihet brenda zonës së mbrojtjes ajrore, thuhet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit, ndërsa Kina vazhdon aktivitetet ushtarake pranë ishullit të pretenduar prej saj.

Agjencia zyrtare e Lajmeve në Tajvan tha se ky është inkursioni më i madh i forcave ajrore të Kinës deri më tani, edhe pse kjo nuk e ka alarmuar ishullin, që ndodhet nën presion të shtuar gjatë viteve të fundit.

Autoritetet kineze kanë thënë se zhvilluan “stërvitje sulmi” në det dhe në hapësirën ajrore përreth Tajvanit të dielën, në përgjigje të asaj që e cilësojnë si provokim nga ishulli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tajvani, i cili kundërshton me forcë pretendimet e Kinës për sovranitet, tha se këto stërvitje tregojnë se Pekini po shkatërron paqen rajonale dhe po përpiqet të frikësojë popullin fqinj. Zyrtarët e Tajvanit, kanë thënë se veprimi i fundit i ushtrisë kineze është shprehje zemërimi ndaj një ligji të ri të SHBA-së që rrit ndihmën ushtarake për shtetin ishullor.

Ushtria tajvaneze ka thënë se forcat ajrore kineze dërguan në zonë avionë luftarakë për të simuluar sulme ndaj anijeve luftarake tajvaneze dhe amerikane. Presidenti do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të sigurisë të martën për të diskutuar forcimin e sistemit të mbrojtjes civile të ishullit dhe më pas do të shpallë masat e reja të mbrojtjes civile.

Inkursioni ajror i kinës duket se është shoqëruar edhe me mbështetje nga deti pasi shtatë anije të marinës kineze u panë gjithashtu afër Tajvanit. Ky i fundit dërgoi avionë luftarakë për të larguar avionët kinezë, ndërsa sistemet raketore monitoruan fluturimin e tyre.

Vitet e fundit Kina ka rritur presionin diplomatik, ushtarak dhe ekonomik në ishullin e vetëqeverisur për ta pranuar sundimin e Pekinit. Ndërkohë Qeveria e Tajvanit thotë se dëshiron paqe, por do të mbrohet në rast sulmi.

Përpjekjet e Kinës për të aneksuar tajvanin kanë shkaktuar përplasje edhe me SHBA.

EMISIONET