"5.3 tonë kokainë" Antimafia e Financa italiane zbardh rrugëtimin e ngarkesës më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Itali

"5.3 tonë kokainë" Antimafia e Financa italiane zbardh

Autoritetet italiane nën urdhërin e Prokurorisë së Antimafias së Palermos kanë ekzekutuar arrestimin e gjithë ekuipazhit të anijes Plutus me flamur Palau, nga e cila u hodhën ne det 5.3 tonë kokainë e kapur me pas nga anija italiane e peshkimit  "Ferdinando D’Aragona" e cila u ndalua së bashku me ngarkesën nga roja bregdetare e Financa Italiane.

Ne bordin e kësaj anije italiane u arrestua dhe shqiptari Elvis Lleshaj i cili ishte punëtor i saj. Operacioni i sotëm ka vënë në pranga 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes Plutus nga e cila mbërriti kjo sasi rekord kokaine; 2 ukrainas, njëri orej të cilëve komandant i saj,  8 turq e 5 azebaxhanë.

Autoritetet italiane kanë zbardhur rrugëtimin e anijes e cila është nisur nga porti i Santa Domingos, më pas ka udhëtuar duke u ndalur në portet e Trinidad, Tobago e Las Palmas (Gran Canaria – Spanja).

Pas datës 7 korrik ka kaluar ngushticën e Gjilbratarit dukebëttitur ne kanalin e Sicilisë përballë brigjeve kalabreze. Anija Plutus ka qëndruar aty në pritje në anijes italiane të peshkimit Ferdinando D’Aragona. Ka hedhur 5.3 tonë kokainë në det e ëdhtë larguar me drejtim Turqinë. Autoritetet italiane kanë mundur ta bllokojnë duke vënë në pranga tërë ekuipazhin e saj.  Të arrestuarit ndodhen në burgun Pagliarelli të Palermis në dispozicion të drejtesisë vendase.

"5.3 tonë kokainë" Antimafia e Financa italiane zbardh

 

 

 

EMISIONET