31 të vrarë në 7 ditë protesta në Iran, kërkohet heqja e hixhabit dhe rënia e Republikës Islamike

Vrasja e një 22-vjeçareje që refuzoi të mbajë shaminë ka nxitur një revoltë popullore që po sfidon regjimin iranian. Mijëra protestues kanë mbushur sheshet në 80 qytete nga ku bëjnë thirrje për rrëzimin e Republikës Islamike. 

31 të vrarë në 7 ditë protesta në Iran, kërkohet

Regjimi iranian përballet me një sfidë të madhe nga protestat intensive kundër mbajtjes së detyrueshme të hixhabit të cilat kanë hyrë në ditën e shtatë të tyre.

Protestat nisën pasi një 22-vjeçare e cila refuzoi të mbante shaminë u dhunua për vdekje nga policët në ambientet e paraburgimit në 16 shtator.

Disa gra kanë prerë flokët në shenjë proteste dhe kanë bërë thirrje për vdekjen e liderit suprem të Republikës Islamike Ali Khomeini.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Protestuesit bënë thirrje për t’i dhënë fund Republikës Islamike.

Të paktën 31 civilë janë vrarë nga forcat policore, ndërsa protestat janë shpërndarë në 80 qytete të tjera krahas Teheranit.

Revolta popullore kërkon t’i japë fund shtypjes dhe dhunës shtetërore prej katër dekadash kundër grave.

Irani nuk ka gjasa të heqë dorë nga rregulli i detyrueshëm i hixhabit, i cili përbën një nga shtyllat e Republikës Islamike.

Institucioni ka vendosur një numër të madh forcash sigurie për të ndaluar protestat, të cilat ndonjëherë janë kthyer në të dhunshme, duke imponuar gjithashtu një ndërprerje thuajse totale të internetit.

Protestat masive vijnë pas atyre të 2019-s, kur revolta popullore u nxit pas rritjes së çmimit të benzinës dhe më pas kërkuan rrëzimin e pushtetit.

EMISIONET