3 viktima mes ujit e baltës/ 4 të zhdukur dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Itali

Moti i keq ka gjunjëzuar disa rajone në Itali. Nga përmbytjet 3 persona kanë humbur jeten, shumë të tjerë janë evakuar. shkollat janë mbyllur ndërsa lumenjtë rrezikojnë daljen nga shtrati. Mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë.

3 viktima mes ujit e baltës/ 4 të zhdukur dhe mijëra të

Këto pamje tregojnë pasojat e përmbytjeve në Itali

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë të zhdukur!

Situata paraqitet dramatike në Emilia Romagna

900, persona u evakuuan nga Romagna, ndërsa qindra shtëpi janë përmbytur. pjesë e madhe e lumenjevëve kanë tejkaluar nivelin 3 të pragut hidrometrik dhe rrezikojnë të dalin nga shtrati.

Në Voltre niveli maksimal i ujit arritu në 2.46 metra niveli më i alrtë në 20 vjet. Po ashtu rrëshqitjet e dherave në zonat e Apenineve është shqetësuese.

“Nuk kemi konstatuar një akumulim të tillë në harkun e 15 ditëve ndoshta nga viti 1930-1932”, tha nënkryetari i rajonit të Emilia Romagna.

Në Cesena njerëzit u detyruan të ngjiteshin në çati. Në disa vende të tjera si në Forlì, Bologna, Rimini dhe Cesena shkollat janë mbyllur dhe alarmi i kuq do të vijojë të mbetet në fuqi.

Sipas meterelogëve ka rënë mbi 130 mililitra shi në 24 orë. Një nga situatat më kritike është ajo e Ricciones ku urgjenca e spitalit, katet përdhese dhe garazhet u përmbytën.

Një pjesë e madhe e njerzve ecnin mbi ujë ndërsa të tjerë përdornin varka të vogla për të shpëtuar.

Problematika edhe  në Bolonja, pasi një përrua ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur një nga rrugët kryesore.

Zjarrfikësit dhe policia po iu përgjigjen telefonatave të banorëve për ndihmë dhe në disa raste është nevojitur dhe helikopteri për evakuimin e personave të bllokuar mbi çatitë e banesave të përmbytura.

përmbytje lili saraçi itali përmbytje

EMISIONET