27 viktima në konfliktin midis grupeve guerile në Kolumbi

27 anëtarë të një grupi guerilas të majtë në Kolumbi janë vrarë në përleshje me një fraksion rival në një betejë për kontrollin e një zone të mbuluar nga xhungla në jugperëndim të vendit, thanë të dielën autoritetet ushtarake.
Përleshjet, të cilat ishin më të dhunshmet në muajt e fundit, ndodhën në zonën rurale të komunës së El Retorno, tha një burim ushtarak për Reuters.
Rajoni ka rëndësi strategjike për prodhimin dhe kontrabandën e kokainës.
Konflikti ndodhi midis një fraksioni të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) të udhëhequra nga Nestor Gregorio Vera, i njohur me nofkën e luftës Ivan Mordisco, dhe një fraksioni tjetër të kryesuar nga Alexander Diaz Mendoza, i njohur si Calarca Cordoba, tha një burim tjetër ushtarak.
Të dy grupet ishin pjesë e të ashtuquajturit Shtabi i Përgjithshëm Qendror, por u ndanë në prill 2024 për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme.
Sipas dy burimeve ushtarake, të cilët folën në kushte anonimiteti, të gjitha viktimat i përkisnin grupit të Verës.
Një udhëheqës nga grupi i Mendozës konfirmoi gjithashtu për Reuters përleshjet dhe 27 vdekjet.


