24-vjeçarja humbi jetën në aksident, i fejuari prek me fjalët: Ëndrrat që lamë përgjysmë do t’i fillojmë në botën tjetër

Një aksident tragjik i mori jetën 24-vjeçares nga Kavaja, Daiana Galicaj në Itali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 13 prillit në Castelmassa, në provincën e Rovigo.
Ndërkohë, pas humbjes së të resë ka ardhur dhe reagimi i të fejuarit të saj, i cili ka bërë dedikime prekëse në rrjetet sociale, ndërsa ka postuar edhe foto.
Krahas fotove ku shihet së bashku me viktimën, i riu shkruan:
“Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë. Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në botën tjetër ëndrrat që lamë përgjysmë. Do jesh gjithmonë në zemrën time, dashuria ime!”.

“Më kujtohet kjo ditë që më the më le të flas pak vetëm me detin. Ç’a fole me detin o dashur, ç’a që të largojë nga kjo jetë, pse o shpirt më le kështu, pse. Më merr me vete o dashuria ime, dua të jem pranë teje”.

“Kështu si shihnim hënën dhe flisnim për çdo gjë shpirt, kështu do të shohim dhe detin nga lart dhe do flasim prapë bashkë jetë”.

“Këtë bluzë me shkrimin engjëll e pëlqeje shumë, ja u bërë engjëlli im tani. Zoti të mori pranë vetes. Tani po e vesh unë Inshalla na bashkon kjo bluzë”.


