230 fëmijë të helmuar nga ngjyruesit! Hetimet në Kinë zbulojnë përdorimin e pigmenteve jo-ushqimore

Autoritetet në Kinë kanë zbuluar një rast helmimi masiv në një kopësht, pas përdorimit të disa ngjyruesve në ushqime, të cilët nuk ishin të përshtatshëm për gatim. Rasti çoi në 230 fëmijë të shtruar në spital dhe zbuloi një rrjet mashtrimi dhe tentative për të fshehur ngjarjen.

230 fëmijë të helmuar nga ngjyruesit! Hetimet në Kinë

230 fëmijë u helmuan rëndë nga ngjyruesit e përdorur tek ushqimet në kopështin e tyre në Kinë.

Drejtori, i cili tashmë është arrestuar tha se qëllimi ishte të tërhiqte sa më shumë regjistrime përmes përmirësimit të ngjyrës dhe pamjes së ushqimit që u shërbehej fëmijëve, pa i parashikuar pasojat.

Kuzhinieri bleu pigment industrial në internet, duke e shtuar atë në pjata pavarësisht se paketimet thoshin se nuk ishin të përshtatshme për tu përdorur në ushqime.

Një  prej tyre kishte nivele plumbi 400,000 herë më të larta se limiti i sigurt ligjor.

Raporti hetimor zbuloi një mori dështimesh në sigurinë dhe mbikëqyrjen e ushqimeve, si dhe përpjekjet e stafit për të mbuluar incidentin, për të korruptuar përfaqësues të autoriteteve dhe për të modifikuar rezultatet e testeve.

Qendra Provinciale Gansu për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e neglizhoi rastin sipas raportit dhe mori mostra në një mënyrë që shkel rregulloret shëndetësore, gjë e cila çoi në një ndryshim të madh në rezultatet e testeve fillestare.

autoritetet më të larta kineze kundër korrupsionit kane ngritur një padi për shqyrtim dhe hetim kundër zyrtarëve qeveritarë të niveleve të shumëfishta.

EMISIONET