23-vjeçari shqiptar vdes në aksident, përplaset me pemën gjatë ndjekjes nga policia

23-vjeçari shqiptar vdes në aksident, përplaset me pemën

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë tragjikisht një ditë më parë në Treviso të Italisë, pasi makina e tij doli nga rruga gjatë një ndjekjeje policore.

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Kevin Anghele. I riu po udhëtonte me një automjet tip Alfa Romeo Brera kur në përpjekje për t’u larguar nga kontrolli i policisë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Gjatë kontrollit në vendin e aksidentit, policia italiane raportoi se pranë automjetit u gjetën disa doza kanabisi, që dyshohet se i riu i kishte me vete.

Kevin Anghele kishte jetuar deri vonë me familjen në Motta di Livenza, ndërsa kohët e fundit ishte zhvendosur në Friuli Venezia Giulia, në zonën e Pordenones, shkruan Corriere della Sera. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

EMISIONET