15 të vd*kur në pelegrinazhin gjigant hindu në Kumbh Mela në Indi

15 të vd*kur në pelegrinazhin gjigant hindu në Kumbh Mela në

Të paktën 15 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën sot në Prayagraj, në Indinë veriore, në një rrëmujë gjatë pelegrinazhit gjigant hindu të Kumbh Melas.

I mbajtur çdo 12 vjet, ky tubim, i paraqitur si më i madhi i të gjitha kohërave, mbledh së bashku dhjetëra miliona besimtarë nga i gjithë vendi dhe jashtë vendit për t’u zhytur në bashkimin e lumenjve të shenjtë të Gangut dhe Jamunas.

“Ne kemi të paktën 15 të vdekur deri më tani”, tha një mjek.

Autoritetet nuk kanë publikuar ende ndonjë shifër.

Kryeministri ultranacionalist hindu, Narendra Modi ofroi “ngushëllimet e tij më të thella për besimtarët që kanë humbur një të dashur”, pa përmendur megjithatë numrin e tyre të saktë.

Aksidenti ka ndodhur në mes të natës, teksa turma po shkonte drejt brigjeve të lumenjve për banjën e parë të së mërkurës, e shpallur si pika më e lartë e pelegrinazhit.

Besnikët dhe shpëtimtarët ndërhynë me shpejtësi për të evakuuar viktimat, disa prej tyre pa ndjenja, në mes të një fushe të mbushur me rroba, këpucë dhe objekte të braktisura nga paniku.

Udhëheqësi i opozitës indiane, Rahul Gandhi dënoi autoritetet për ngjarjen.

EMISIONET