118 milionë dollarë për monarkinë! Mbretëria e Bashkuar publikon raportin financiar vjetor

Mbretëria e Bashkuar do të financojë monarkinë britanike me rreth 118 milionë dollarë. Në raportin vjetor zbulon detaje për mënyrën se si Fondi Sovran do të investojë në mirëmbajtjen e pallateve mbretërore

118 milionë dollarë për monarkinë! Mbretëria e Bashkuar

118 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve britanikë do të shkojnë për të financuar familjen mbretërore.

Kjo është shifra që përfshihet në raportin e ri financiar të publikuar nga “Buckingham Palace”, duke detajuar shpenzimet dhe projektet e vitit të kaluar.

Siç shkruajnë mediet, buxheti i njohur si Granti Sovran është ndarë në dy pjesë: 71.1 milionë dollarë për shpenzime të përgjithshme dhe 47.4 milionë për rinovimin e Pallatit mbretëror, këtu përfshin sistemet elektrike, ashensorët etj. Ndërsa siguria e familjes mbretërore nuk përfshihet në raportin financiar.

Ndërkohë, për arsye ekonomike dhe mjedisore, është vendosur të hiqet nga përdorimi treni mbretëror një traditë që daton nga viti 1842 dhe të zëvendësohet me mjete më efikase.

Flota mbretërore e makinave gjithashtu po kalon drejt mjeteve elektrike.

Por fondet e mëdha për monarkinë kanë ndezur sërish debat. Grupi anti-monarkist "Republic" e quajti sistemin “të çmendur dhe të paarsyeshëm”, duke kërkuar që të gjitha fitimet e Pasurisë së Kurorës t’i kthehen publikut.

Ndërsa mbështetësit theksojnë rolin simbolik dhe diplomatik të monarkisë britanike, kritikët kërkojnë transparencë më të madhe dhe një rishikim të thellë të kostos që mbretëria i sjell buxhetit britanik.

Ndërkohë në raportin e publikuar thuhet se vetëm vitin e kaluar, familja mbretërore ka marrë pjesë në mbi 1,900 angazhime publike dhe ka mirëpritur më shumë se 93,000 të ftuar në 828 ngjarje.

EMISIONET