Sulm me th*kë jashtë një stacioni treni në Japoni/ Humb jetën një person, dy të plagosur, autori në kërkim

Policia në Japoni ka nisur kërkimet për të gjetur dhe arrestuar një person që goditi me thikë tre persona jashtë stacionit të trenit në Nagano këtë mbrëmje.
Një burrë rreth të 40-tave u plagos dhe u dërgua në spital ku dërroi jetë. Një tjetër rreth 30 vjeç është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Një grua ka mbetur e plagosur lehtë, e cila në tentativë për t'i shpëtuar autorit të armatosur është rrëzuar dhe ka goditur kokën.
【長野県で男女3人が刺される】
— NHK長野放送局???? (@nhk_nagano) January 22, 2025
きょう、午後8時ごろ
長野駅の近くで男女合わせて3人が
男に刺されこのうち、男性1人が意識がないということです。
警察は、殺人未遂事件として
逃げた男の行方を捜査しています。 pic.twitter.com/kUfGCvDzAt
Sipas dëshmitarëve të cituar nga agjencia e lajmeve Kyodo News, autori është rreth 40 vjeç, i hollë dhe i gjatë 1.65-1.75 m. Ai është larguar me vrap dhe po kërkohet nga policia, ndërsa ende i paqartë motivi i sulmit.
