Vrasje e trefishtë në Kessel-Lo të Belgjikës: Viktimat dhe qentë ishin mbuluar në gjak

Tre trupa u gjetën në një shtëpi në Zavelstraat në Kessel-Lo mbrëmjen e së premtes duke gdhirë në të shtunë.
Viktimat janë 54-vjeçarja, banuese e shtëpisë Anita, djali i saj (23 vjeç) dhe shoku i shtëpisë (47 vjeç), shkruajnë mediet vendase.
Rreth orës 03:00, policia mori një telefonatë urgjente për një goditje me thikë. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, gjetën tre trupa.
Policia kontrolloi shtëpinë dhe zonën përreth për një armë vrasjeje dhe çdo provë. Autopsia e trupave do të bëhet të hënën.
Sipas fqinjëve, shtëpia në Zavelstraat banohej nga një zonjë, nga tre djemtë e saj dhe dy nga miqtë e tij. Babai i familjes ka vdekur disa vite më parë, ndërsa dy djemtë e tjerë jetojnë diku tjetër.
Ishte një prej viktimave që kishte thirrur policinë për goditjen me thikë gjatë natës. Thirrja e urgjencës erdhi rreth orës 3 të mëngjesit.
Në të njëjtën kohë, fqinjët raportuan se lehjet e vazhdueshme të qenëve vinin nga shtëpia. Kafshët ishin të mbuluara me gjak kur mbërriti policia dhe raportohet se një qen (bulldog) gjithashtu u plagos. Katër kafshët shtëpiake u transferuan në Mbrojtjen e Kafshëve Mechelen.
Banorët në zonë mendojnë se djemtë e saj kishin një problem të rëndë më drogën.
“Ata kanë rënë në kontakt me gjykatën disa herë. Një herë i vodhën edhe një motoçikletë një fqinji dhe më pas e çmontuan plotësisht.”
Një helikopter policie qarkulloi gjithashtu zonën të shtunën, megjithëse policia nuk mund të konfirmojë se është përdorur për të rënë në gjurmët e një autori të mundshëm.
Ende ka shumë paqartësi për atë që ka ndodhur brenda shtëpisë, apo për identitetin e autorit.


