Basha: Të rimbursohen ilaçet për të sëmurët me Covid-19

Basha: Të rimbursohen ilaçet për të sëmurët me

Në komunikimin e tij thuajse të përditshëm me gazetarët, kryetari i PD, Lulzim Basha foli mbi situatën e pandemisë me të cilën po përballet vendi.

Sipas tij, qevera duhet të rimbursojë ilaçet për të infektuarit me Koronavirus.

Kryedemokrati shtoi se, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

"Shqiptarëve të sëmurë me Covid ti rimbursohen ilaçet. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të shpëtojë sa më shumë jetë njerëzish", u shpreh Basha.

Basha theksoi se personalisht është në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor.

Sipas tij, nëse plani 5-pikësh i PD do të ishte vënë në zbatim 4 javë më parë situata nuk do të ishte në këtë gjendje.

“Sot ishte një tjetër paradë e kryeministrit në një pavion ku nuk arritëm të shikojmë çfarë pajisjesh janë bërë gati, sa mjekë dhe infermierë do të shërbejnë. Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor.

Unë jam në dijeni të një rasti në Shijak. Ndërkohë që ekipi i PD ka raportuar 10 raste të tilla gjatë fundjavës. Nëse plani ynë do të ishte vënë në zbatim do të kishim funksionalë dhe mundëSInë që mjekësia shqiptare të përballonteb dhe fluksin e të sëmurëve të tjerë.

U informova për një rast se pacienti e simptoma ka pritur 6 ditë për ti bërë tamponin. Është babai i një prej kolegëve tuaj. Njerëzit po marrin borxh për të kuruar të afërmit e tyre", tha Basha.

Vendi Lajme Qeveria lulzim basha Politikë Lajmi i fundit Aktualitet covid19

EMISIONET