Banorët e Baldushkut padi bashkisë së Tiranës: Duan të na shembin shtëpitë

Banorët e Baldushkut padi bashkisë së Tiranës: Duan të

Shtëpitë dhe magazinat e 30 familjeve të fshatit Mustafa Kocaj, njesia Administartive Baldushk shpëtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, por jo nga dora e shtetit. Paraditen e së mërkurës inspektorët e INUV kanë shkuar në fshat për ti shembur ato, me argumentin se trualli aty do të përdoret për projektet e rindërtimit.

Ndaj një grup banorësh të fshatit dorëzuan në komisaritin e Lundrës një padi ndaj institucioneve, që sipas tyre po këkrojnë të shembin padrejtësisht banesat e tyre.

''‘Jemi nga qendra administrative Baldushk, fshati Mustafa Kocaj. Me qindra mijëra vjeçare shtëpitë e ndërtuara, prej dy muajsh shohim te magazinat që kanë bërë matje, nuk na kanë thënë se kush janë. Sot kanë ardhur dhe i kanë shembur magazinat. Na kanë thënë se do i’u prishim edhe banesat nëse nuk i keni me letra. Nga Bashkia e Tiranës. Shtëpitë tona janë bërë që nga koha e diktaturës, një pjesë janë për legalizim prej 6 vitesh.

Jemi banorë autoktonë, jemi në trojet tona. Duan të na nxjerrin jashtë për të bërë banesat për të prekurit nga tërmeti. ”Ne nuk jemi dakord. Jemi zënë me policinë bashkiake sot, na thanë nesër do i’u shembim banesat. Kemi ardhur të bëjmë kallëzim në polici. Nuk e di se çfarë do bëhet me ne.''

Ata thonë se bashkia e Tiranës nuk merr parasysh as një dokument.

''Shtëpitë tona janë bërë që nga koha e diktaturës, një pjesë janë për legalizim prej 6 vitesh. Jemi banorë autoktonë, jemi në trojet tona. Duan të na nxjerrin jashtë për të bërë banesat për të prekurit nga tërmeti. A bëhet për arsye politike nuk e di. Aty do rrimë, ose të na hapin një gropë e të na fusin brenda.''

Banorët janë përballur edhe me policinë për të mbrojtur pronat e tyre, ndaj të tmerruar ata kanë ngritur padi për ushtrim dhune e dëmtim të pronës private.

https://youtu.be/sYq0r4W7yGk

Vendi Lajme shembje banesa padi Aktualitet banore baldushk bashia e tiranes

EMISIONET