Ava Max rrëfen vuajtjet: Prindërit shitën shtëpinë në Sarandë, jetuan 1 vit në kishë

Ava Max rrëfen vuajtjet: Prindërit shitën shtëpinë

Këngëtarja e disa hiteve e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max emri i së cilës është Amanda Koçi ka dhënë intervistën e saj të parë për mediat shqiptare, me moderatoren e “Ditë e re” në RTV ORA, Arjola Shehu teksa flet edhe shqip.

Ava foli për rrënjët e saj, ku pavarësisht se ajo ka lindur në USA, babain e ka nga Qeparoi dhe mamin nga Saranda.

Moderatorja Arjola Shehu e cila pati ekskluzivitetin të intervistonte Ava Max, e pyeti këtë të fundit për mbështetjen e familjes në karrierën e këngëtares:

Ava Max: Më kanë mbështetur shumë, pa ata unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Ata shitën shtëpinë dhe u zhvendosën në Kaliforni. Është çmenduri, sepse ata u larguan nga Shqipëria në 1991 dhe jetuan në Francë, në një kishë për një vit rresht dhe më pas erdhën në Amerikë, ku linda dhe unë. Ata nuk e vrisnin mendjen, mblidhnin gjërat dhe niseshin për diku tjetër"- rrëfeu Ava Max.

https://www.youtube.com/watch?v=fgPS7IfxYtM

Showbiz Lajme Dite e Re Arjola Shehu ava max

EMISIONET