Zonat turistike, OSHEE: Biznesi të investojë në kabinat elektrike
Pjesa më e madhe e kabinave elektrike në jug të vendit janë private. Kompania OSHEE bën me dije se në 53% e kabinave janë në pronësi të privatit dhe ata nuk investojnë për mirëmbajtjen e tyre. Për këtë arsye, kompania kërkon investime edhe nga bizneset turistike.
“Në bazë të rregullores së ERE, bizneset private janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e tyre dhe ky është një proces i detyrueshëm si ligjërisht por edhe teknikisht në përputhje me kartat teknologjike si për OSHEE ashtu edhe për përdoruesin privat (nga Pika e lidhjes ne rrjetin e deri në objektin e tyre)”, sqaron kompania.
OSHE publikoi edhe fotot në zonën e Dhërmiut dhe Himarës.
“Këto operatorë turistikë janë njoftuar 3 muaj më parë për të marrë masa për mirëmbajtjen e një pjese dërrmuese të këtyre kabinave, fotot flasin vetë, pasi gjendja e tyre nuk ka ndryshuar aspak”, sqaron kompania.
Nëse nuk ndryshohet gjendja, OSHE thotë se do të procedojë me ndërprerje për të mbrojtur jetën e personelit të saj.
/Ora News/
