"Zemra më djeg, kur të shoh në zi, bëhu e fortë Nëna Shqipëri", Ballistët mesazh emocionues nga shkallët e stadiumit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2019, 15:59
Paniku që ka kapluar Shqipërinë ka prekur zemrat e çdo shqiptari. Së fundmi, grupi i tifozëve, "Ballistët" kanë nisur të mbledhin ndihma për të prekurit në Durrës dhe Thumanë.
Ndërkohë, në tribunat e stadiumit të Strugës, ku po luhet takimi i kampionatit të Maqedonisë së Veriut, grupimi i tifozëve të Shkëndijës së Tetovës kanë shpalosur një banderolë në të cilën shkruhet:
"ZEMRA MË DJEG, KUR TË SHOH NË ZI !!!
BËHU E FORTË NËNA SHQIPËRI"
