Zbardhet konflikti në Shëngjin, autori qëlloi me shotgan, 4 persona mbetën të plagosur
Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur sot në Shëngjin ku mbetën të plagosur 4 persona.
Sipas policisë në konfliktin për motive banale janë përfshirë Gertjan Malshi dhe 3 anëtarë të së njëjtës familje.
Policia sqaron se autori “Gertjan Malshi, i cili pas ngjarjes është arrestuar, pas një konflikti me shtetasin G.A. 52 vjeç, shtetasen M.A. 49 vjeçe , dhe shtetasin K.A. 18 vjeç , banuesë të gjithë në Mal- Shëngjin ( pjesëtarë të një familje) ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre.”
Nga të shtënat me armë ka mbetur e plagosur shtetasja M.A. cila pas dhënies ndihmës së parë mjekësore është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Tramues në Tiranë.
Po kështu të plagosur në konflikt e sipër me mjete të forta kanë mbetur shtetasi G.A., shtetasi K.A.si dhe autori i dyshuar Gertjan Malshi të cilët pas ndihmës mjekësore në spitalin e Lezhës ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet e sekuestruara:
- Një armë gjahu e tipit "Shotgan"
- Automjeti në pronësi të shtetasit Gertjan Malshi
- 19 fishekë arme gjahu
- sende të forta të përdorura në konflikt
Gjithashtu do të referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë edhe në ngarkim të shtetasit G. A. për kryerjen e veprës penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

