Xhaxhai nga Himara kërkon punë për nusen, Rama: Që të hënën por në privat

Xhaxhai nga Himara kërkon punë për nusen, Rama: Që të

Ky banor i Himarës ( në foto) mes shumë shqetësimesh i shprehu Ramës edhe çështjen e papunësisë së nuses, edhe pse e diplomuar.

Kryeministri Edi Rama i premtoi punësimin e saj duke filluar nga e hëna por në privat.

I moshuari: Kemi tre vjet që nuk kemi vaksinë në blegtori. Ne na mbron natyra. E dyta, kam tre jetimë. Unë 900 lekë pension marr. Nuk i mbaj dot me këtë pension. Nusja ime është me shkollë të lartë.

Kryeministri Rama: E ke fjalën për punësimin e tyre? Do t’ia gjejmë punë nuses, por në privat. Nëse është dakord të punojë në privat, ditën e hënë ka punë edhe për nusen dhe për shumë të tjerë. Këtu është problemi që shumë njerëz nuk duan punë në privat, por duan të punojnë në shtet. Kjo nuk mund të realizohet dot.

I moshuari: Në fshatin Pilur është vjedhur komplet toka me 7501. Prandaj vër dorë. Punës vëri të zotin, se të flas si nip nga Bregu që je.

Kryeministri Edi Rama: Një gjë dua të them lidhur me atë që the për punonjësit. Mund ta zgjidhim nëse jemi bashkë dhe këtë nuk e kam parullë. Platforma që kemi ngritur është pikërisht për këtë gjë, që njerëzit të mos rrinë të humbasin kohë. Nëse u del dikush në një zyrë që nuk u bën punën, nuk u jep të drejtën, të mos rrinë të humbasin kohë, të mos rrinë në kafene e të shfrynë, të mos rrinë të mërzitur e të kërkojnë shok, mik a deputet e krushqi, apo të kërkojnë të paguajnë ryshfet, por vetëm t’i drejtohen platformës shqiperiaqeduam.al. Duhen vetëm 3 minuta e kush nuk ka telefonin që të mund ta bëjë direkt, mund të shkojë tek zyra e postës, apo tek zyra e njësisë administrative, mund të shkojë tek zyra që kemi hapur enkas për këtë punë, 3 minuta dhe për 10 ditë merrni përgjigje. E jo vetëm që merrni atë që ju takon, por menjëherë ne fillojmë hetimin administrativ dhe i ndëshkojmë ata që janë përgjegjës për atë punë.

Nëse punonjësit e zyrave do të marrin mesazhin që çdo njeri i zakonshëm, që të vjen përpara, mund të të marrë në qafë, nëse vë në lëvizje ministrin përkatës për çështjen e tij, atëherë kjo histori do shkojë duke u përmirësuar dita - ditës dhe në zyra do merret shërbim maksimalisht i mirë dhe nuk do ketë më ryshfet, sepse do e kuptojnë që mund të humbasin vendin e punës edhe nga një grua e moshuar që u duket sikur nuk ka asnjë fuqi, mjafton që t’i thotë nipit a mbesës të shkruajë te platforma ankesën.



EMISIONET