Dy të ndaluarit pranojnë krimin në Kamëz: "U nisëm të merrnim çfarë të gjenim"

Dy të ndaluarit pranojnë krimin në Kamëz: "U nisëm

Dy persona janë ndaluar si autorë të dyshuar të vrasjës se Agim Bucit  52 vjeç dhe plagosjes së bashkëshortes së tij, dy ditë më parë gjatë tentativës së grabitjes së një dyqanin në zonën e Kamëz.

Autorët e dyshuar janë Vladimir Kurti 28 vjeç, Ruzhdi Hode 25 vjeç.

Ata kanë pranuar autorësinë e vrasjes, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.

"U nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinimi që nuk kishin lekë", mësohet se ka thënë autori i dyshuar.

Zbulimi për kapjen e dy të dyshuarvë është bërë nga komisariati 5 në Kamëz, pas përgjimeve telefonike.

Ndërkohë burime të Policisë Tiranë deklarojnë se nga kamerat e sigurisë nuk u gjet asgjë sepse ishte errësirë.

Policia sqaron se tiparet fizike të të ndaluarve përputhen me karakteristikat fizike dhe se nuk ka bashkëpunëtorë  të tjerë të vrasjes së Agim Bucit

Burime për Ora News nga policia e Tiranës thanë se në vendin e krimit janë gjetur dhe po analizohen disa gjurmë që dyshohet se i përkasin autorëve, ndërsa më herët janë verifikuar 27 persona

Po vijonë kërkimet për armën e krimit, pasi të ndaluarit refuzojnë të tregojnë se ku e kanë fshehur.

Si ndodhi ngjarja?

Gruaja e pronarit, 44 vjeçarJa  u përball me dy persona të maskuar dhe me kapele të veshur sportiv.  Pasi i kërkuan paratë, gruaja u ka thënë se nuk kishte lekë, ndërsa mori një thikë e tentoi t'i godiste. 

Në këtë moment autorët e qëlluan në këmbë me dy plumba pistolete ndërsa djali i saj  6 vjeç u ul poshtë tavolinës.

Pasi dëgjoi të shtënat dhe ulërimat e bashkëshortes, Agim Buci mbërriti menjëherë në dyqan e tij dhe tentoi t’i hiqte maskën njërit prej autorëve. Nga një distancë fare e shkurtër, ai u qëllua për vdekje në gjoks me pistoletë. 


Dëshmitari rrëfen për Ora News momentet e para pas krimit në Kamzë

Ndoc Ramaj, personi që i transportoi për në spital rrëfen për Ora News ato momente tragjike: "Ishim unë me vëllanë që i transpotuam në spital me dy makina. Agimi ishte pa ndjenja e shoqja kishte. Pashë gjak kur hyra në market, gruaja ulërinte ndërsa Agimi ishte pa ndjenja. Mora makinën time dhe transportova me urgjencë. Vëllai transportoi Meritën..

Fqinjët e njihnin si familje të rregullt dhe u shprehën të tronditur për ngjarjen. Familja Buci kishte ndërtuar banesën dhe dyqanin në Kamzë para 15 vitesh, kur erdhën nga Burreli, ndërsa Agimi para pak muajsh ishte kthyer nga Greqia, ku punonte në një kompani telefonike.

 Gruaja ndodhet në spitalin e Traumës, bashkë me djalin 6 vjeç, nën shoqërinë e psikologut dhe mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vënë në dispozicion 5 mln leke kush jep informacion për autoret

Çifti Buci kishte edhe 3 vajza dhe shokët e klasës erdhën për ngushëllime. Policia ka vënë një shpërblim prej 5 milionë lekësh të reja për këdo ka informacion rreth 2 autorëve që përfituan edhe nga errësira për t’u larguar, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.

EMISIONET