Atentati ndaj vëllezërve Haxhia, shpallet në kërkim Talo Çela dhe Nuredin Dumani
Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskopetencën dhe ja ka kaluar SPAK ekzekutimin mafioz të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës me argumentin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Krahas dy personave të arrestuar janë shpallur në kërkim si autor të ngjarjes edhe shtetasit Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të dyshuar si ekzekutor të dy vëllezërve.
Çela është në kërkim nga SPAK edhe për grabitjen në Rinas. Dy autorët u zbuluan pas dëshmisë së 22 vjeçarit, Klevis Alla, i cili ka marrë tashmë edhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Ai ka treguar para hetuesve se zanafilla e ngjarjes kishte të bënte me një sasi parash që Talo Çela ua kishte lënë në ruajtje vëllezërve Haxhia, por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për paratë e grabitura së fundi.
Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me 27 prill në Durrës.
Më herët hetimet e policisë e kishin lidhur vrasjen e tyre me dyshimin se ishin përfshirë në grabitjen e Rinasit, ndërsa prokuroria duket se ka arritur në një konkluzion në bazë të provave me shpalljen në kërkim të Talo Çelës i cili është i vetmi që është ende në arrati për ngjarjen e prillit të vitit 2019.

